Meta: Rilindja i vodhi zgjedhjet e 14 majit, iu mohoi qytetarëve lirinë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka theksuar sërish se zgjedhjet e 14 majit u grabitën dhe u vodhën ngabanda në pushtet.

Sipas tij qendrat e votimeve u kthyen në bordello rilindase, ku u shtyp e u dhunua çdo ligj.

Procesi zgjedhor i 14 majit, ishte një fitore e krimit ndaj lirisë të së zgjedhurit, shkrirje e policisë me krimin kundër vullnetit të lirë të qytetarëve. Grupet kriminale dolën hapur krah partisë pushtet e policia nuk ndërhynte e nuk paraqitej askund ku denoncoheshin të tilla veprime kriminale.

Qindra pajisje të identifikimit elektronik nuk punonin sa të gjithë e panë sa edhe kryetari i KQZ ishte viktimë e këtyre pajisjeve. Boja në gishtin e votuesve fshihej menjëherë.

U gjakosën komisionarë nga kriminelë të Rilindjes në administratë e bandat e saj aktive. QV u kthyen në bordello Rilindase ku dhunohej çdo ligj.

Qindra milion euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota dhe një fakt që provon këtë është edhe rënia e kursit të euros.

Një armatë e tërë ministrash e administratë sulmuan QV me presion ndaj votuesve.

Dhjetra milion euro u hodhën në mënyrë të paturpshme për asfalt elektoral.

Për devijimin e rezultatit në momentin e fundit, një rol kryesor luajtën burgjet, shembull ishte kutia e fundit e burgut në Rrogozhinë.

Detyrë e jona të thellojmë dokumentimin e krimit ligjor, të vijojmë kontestimin ligjor të çdo rezultati të kësaj natyre.

Të përgatitemi për të rikthyer zërin e opozitës në pushtetin vendor, që nuk rezultonte në 4 vite”, tha ai.


Shtuar 22.05.2023 18:56