Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook nre pyetjen se kush do ta luftojë korrupsionin kur Reforma në Drejtësi është e kapur.
Sipas Metës, mjafton të shohësh aferën e inceneratorëve për të kuptuar se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend.
Postimi i Metës:
Nëse kapet Reforma në Drejtësi, siç është kapur, kush do ta luftojë korrupsionin? Si do të luftohet korrupsioni?
Mjafton të shikoni vetëm aferën e inceneratorëve, 430 milion euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe do të kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend.
Natyrisht hetimet nuk mund të ecin dhe të shkojnë atje ku është burimi i problemit, në selinë e Këshillit të Ministrave./albeu.com