Meta reagon pas vendimit të GJKKO për Berishën: Këmbanë alarmi, vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të GJKKO për t’i caktuar ish-kryeministrit masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Meta shprehet se vendimi është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eliminim e opozitës.

Kreu i PL-së ka komentuar dhe ndalimin e komunikimit për Berishës, ku shprehet se është një kambanë alarmi liritë dhe të drejtat e çdo qytetari.

Reagimi i Metës:

Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë.


Shtuar 30.12.2023 20:33