Meta premton transparencë për këshillat bashkiakë: “Rilindja” nuk bëri kurrë një mbledhje të hapur

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se pas zgjedhjeve të 14  majit do të ketë transparencë të plotë dhe të përhershme të Këshillave Bashkiakë.

Meta shkruan në një postim në Facebook se kjo do të nisë që nga Tirana, që ka një buxhet të madh në vit, teksa vuri në dukje se mazhoranca nuk bëri asnjë mbedhje të hapur për mediat e pavarura dhe qytetarët gjatë kohës që kishte këshillat.

Postim i plotë:

Krejt ndryshe nga “Rilindja”, që kishte 100% edhe të Këshillave Bashkiakë këto vite dhe kurrë nuk bëri një mbedhje të hapur për mediat e pavarura dhe qytetarët, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pas fitores plebishitare më 14 Maj instalon transparencën e plotë dhe të përhershme të Këshillave Bashkiakë, duke nisur me Tiranën dhe buxhetin e saj të jashtëzakonshëm prej 350 milionë euro në vit.

 

 

Garanci për këtë është jo vetëm programi ynë, por edhe integriteti i listës tonë për Këshillin e Bashkisë së Tiranës.

Këshilltarët tanë të ardhshëm i kanë dhënë provat e tyre ndër vite si mbrojtës të kauzave qytetare dhe të interesit publik.

Bashkë Fitojmë!


Shtuar 13.04.2023 12:36