Meta nis luftën politike: Nuk të shpëtojnë dot ish-laraskat e LSI, jemi parti patriotike

Ngjitjet nëpër male nuk e kishin qetësuar Ilir Metën. Mbledhjen e parë të Kryesisë së Partisë së Lirisë e zhvilloi me tone të ngritura, ku inatet ndaj ish-drejtuesve nuk i kishin kaluar aspak.

“Kupola drejtuese ishte e shitur”, tha Meta. Arsyeja që e kishte nervozuar Metën ishte mosnjohja e firmës si president të partisë nga një bankë e niveli të dytë në vend, që për të ishte e orkestruar nga rivalët politike për të bllokuar veprimtarinë ekonomike. “Ishte e organizuar për të bllokuar partinë”, tha ai.

Dhe rival politik nuk ka vetëm Edi Ramën, por edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë politikë, ky të dyja palët si sheh ne sinkron kundër tij. “Nuk të shpëtojnë dot ish-laraskat e LSI”.

Duke përplasur dorën pas çdo fjale, dhe krejt surprizë, Meta foli edhe për euroatlanizëm, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet me shtetet perëndimore nuk janë në ditën më të mirë. “Jemi parti patriotike, kemi mbaru me euroatlantikët”, tha ai.

Me këtë mbledhje, Partia e Lirisë nisi zyrtarisht sezonin e ripolitik, duke mbyllur edhe pushimet verore përpara kolegëve të tjerë socialiste demokratë.


Shtuar 16.08.2024 20:03

Tags: ,