Meta në Pogradec: Bashkia në prag të falimentimit, kryetari nuk bëri asgjë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar fushatën në Pogradec, së bashkunme aleatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ish-kryeministri Sali Berisha.

Meta tha se Pogradeci do i bashkohet ndryshimi, teksa theksoi se ka 11 vjet me një bilanc katastrofik.

Ish-presidenti vuri në dukje gjithashtu se Bashkia e Pogradecit është në prag të falimentimit, pasi ka miliarda euro borxhe.

“Bashkia e Pogradecit është në prag të falimentimit, ka miliarda lekë borxhe dhe padyshim që kryetari do ikë sepse kishte çdo mundësi të bënte diçka dhe nuk bëri asgjë të mirë për këtë komunitet kaq punëtor dhe paqedashës e patriot. Pogradeci ka vuajtur nga shpopullimi dhe largimi i rinisë. Një vend pa rini është si një shtëpi pa fëmijë.

T’i japim fund kësaj qeverie që po largon të rinjtë. Këtu po nxitet shpopullimi në mënyrën më të dhimbshme nga trevat shqiptare. Pogradeci do i bashkohet ndryshimit të vendosur nga Tropoja në Kukës deri në Sarandë e Konispol. Prandaj hungërinte ashtu në Himarë, ai është i ikur. Do vazhdojë me hallet e tij sepse u bënë 11 vjet dhe ka një bilanc katastrofik. Kemi gjysmën e buxhetit të Kosovës, por ata i mbështesin studentët e pensionistët, i gjejnë 100 euro shtesë”, tha Meta.

 


Shtuar 9.05.2023 19:03