Meta “ia ngec” Kryemadhit fajin për djegien e mandateve: Turp të ketë! (VIDEO)

Ish-presidenti Ilir Meta ka kritikuar ashpër lidershipin e vjetër të LSI-së, përfshi edhe Monika Kryemadhin, për djegien e mandateve.

Komentet Meta i bëri gjatë një takimi me strukturat në Vlorë, ku teksa përmendi djegien e mandateve në vitin 2019, dikush nga salla i kujtoi Metës faktin se edhe LSI e ndërmori një hap të tillë.

“I keni djegur ju dhe turp të kenë ata që kanë djegur mandatet PD-LSI. Edhe miku im Petrit Vasili. Unë s’e kam djegur mandatin tim. Porosia ime, të shkruar e ka ish-kryetarja juaj dhe zoti Petrit Vasili: në asnjë mënyrë mandatet, është një lojë, është një kurth. Unë se lëshova zyrën time, deri në 24 korrik aty. Është momenti që të tregojmë që jemi shqiptarë dhe jo shqipfolës”, tha Meta./albeu.com/