Meta i përgjigjet Ramës për shkarkimin: Nuk trembem!

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë përfunduar, pasi ende nuk ka nisur procesi i ankimimeve dhe konstestimeve.

Ai madje i ka kthyer përgjigje edhe kryeminstrit Rama i cili e ka bërë të qartë se PS do të kërkojë shkarkimin e Presidentit.

“Nuk trembem nga shashkat e atyre qe nxorren 83 mije vota të pavlefshme. Ka përfunduar dita e votimit, jo zgjedhjet. I ka të gjitha mundësitë që të jetë vetëm një rezultat paraprak. Procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende ndoshta, ankimimet nuk kanë nisur akoma. Prandaj, në radhe të parë dua të falenderoj qytetarët që pavarësisht çfarë ndodhi ju përgjigjën thirrjes së presidentit, morën pjesë në zgjedhje.”-u shpreh Meta. /albeu.com/


Shtuar 30.04.2021 13:31