Meta flet pas takimit me Berishën: Mafia nën komandën e Ramës shkatërroi procesin zgjedhor

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit në selinë e PD me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai tha se procesi zgjedhor u shkatërrua dhe paralajmëroi se veprimi opozitar do të përshkallëzohet.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë”, tha Meta.


Shtuar 17.05.2023 12:57