Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama një hajdutokrat shpirtzi, teksa e akuzoi se në 10 vite qeverisje ka bërë që 2/3 e shqiptarëve të jetojnë në kufirin e varfërisë.
Meta lajmëroi se në nisjen e sesionit të ri Parlamentar, Partia e Lirisë do të paraqesë një iniciativë ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1933098460208867
“Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij. Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues”, tha Meta.