Meta: 14 maji dita e ndëshkimit shembullor për “Rilindjen”, rikthehet shpresa për të rinjtë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quan 14 majin, ditën e ndëshkimit shembullor për “Rilindjen.”

Sipas tij, pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, qytetarëve dhe të rinjve do t’i kthehen të drejtat dhe shpresat për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Meta: 14 Maji, dita e ndëshkimit shembullor për “Rilindjen” që varfëron, shpopullon, korrupton dhe që kërkon të zgjedhë edhe opozitën.

14 Maji, dita e madhe e Ndryshimit, që qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve t’u rikthehen të drejtat, liritë, shpresa dhe dëshira për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri./albeu.com/


Shtuar 5.03.2023 10:09