Mësuesit në Shqipëri refuzojnë masivisht “AstraZeneca”, a do të ketë penalizime?

Sot në Shkodër nisi vaksinimi i mësueseve por shumë prej tyre kanë refuzuar të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca e cila në disa shtete është pezulluar nga dyshimet për mpiksjen e gjakut.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Xheni Halili tha se janë 1350 mësuese në Shkodër të cilët do të duhet të vaksinohen ndërsa ata që refuzojnë do të plotësojnë një formular.

Ndërkohë drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Blediana Nika tha se mësuesit që refuzojnë të vaksinohen nuk do të penalizohen.

Në ditën e parë të vaksinimit për mësuesit në Shkodër janë përcaktuar mësuesit e katër shkollave për t’u vaksinuar nga ora 14:00 deri në orën 17:00 ndërsa do të vijojë gjatë gjithë javës deri në përmbylljen e këtij procesi edhe për mësuesit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 16.03.2021 16:18