Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një mësues ka goditur nxënësin me dorezë hekuri.
Mësuesi jepte mësim në gjimnazin “Ibrahim Temo” në Strugë dhe nxënësi që u godit me dorezë hekuri në kokë ishte i vitit të dytë.
Ngjarja ka ndodhur në njërën prej banjave të gjimnazit. Pas ngjarjes, mësuesi është mbyllur në njërën prej klasave, ndërsa kolegët e tjerë kanë kërkuar që të ndërpritet mësimi.
Adoloshenti është dërguar në spitalin e Strugës. Mediat fqinje shkruajnë se plaga i është shkaktuar në anën e majtë të kokës duke pësuar hemorragji. Për fatin e mirë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me mësuesin u arrestua nga policia. Por, ajo çfarë të befason është se ky mësues ka qenë një problem i madh për nxënësit dhe kolegët në gjimnazin “Ibrahim Temo”. Dy ditë më parë, ai ofendoi një kolege si dhe kërcënoi nxënësin e vitit të dytë, të cilin e dhunoi sot. Drejtoria e shkollës vendosi përjashtimin e tij për 3 muaj, madje, ka edhe një konstatim mjekësor se ai nuk mund të jetë në punë në prani të nxënësve.
Megjithatë, mbetet mister se si ai qëndruar ende pas përjashtimit në ambjentet e shkollës./albeu.com/