Messi shpall objektivin: Dua të fitoj Champions! Ja cilin lojtar vlerësoj më shumë te PSG

Lionel Messi është pyetur se cili nga lojtarët e PSG i ka bërë përshtypje dhe kë vlerëson ai më shumë. Të gjithëve mund t’u shkojë mendja se për Messin janë Mbappe dhe Neymar, por jo. Argjentinasi vlerëson pikërisht italianin Marco Verratti.

“Marco Verratti ka treguar se ai është një lojtar i madh, një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij. Ai është një fenomen”, tha Messi në konferencën për shtyp.

Më tej ai shtoi se “”[Marco] Verratti është një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij, ai do të vinte [te Barcelona] dhe tani është e kundërta, jam unë ai që po vij këtu. Ai është një lojtar fantastik, e kam ta njohim edhe atë si një person. Më të mirët në botë në pozicionin e tij janë ata që janë këtu”..

Ndërsa ka shpallur objektivin e tij që të fitojë sërish Champions League dhe këtë herë me PSG, ekipin francez që po mundohet prej vitesh ta fitojë atë.

“Detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Ne e dimë se sa e vështirë është Liga e Kampionëve, edhe PSG-ja gjithashtu. Duke qenë shumë afër fitimit të tij, është gjithmonë e vështirë. Duhet një grup i bashkuar, i fortë. Edhe pak fat, sepse ky është një faktor përcaktues. Jo gjithmonë fiton më i miri. Mendoj se po vij në një ekip të suksesshëm. Unë mund të ndihmoj skuadrën duke u përpjekur të jap maksimumin tim. Ëndrra ime është të jem në gjendje të fitoj edhe njëherë Champions-in. Neymar? Po, natyrisht, siç thashë më herët, unë tashmë njoh njerëz këtu. Kur shikoj skuadrën, shoh shumë mundësi për të arritur qëllimin. PSG dhe unë po kërkojmë të njëjtën gjë. Tani që jemi ribashkuar, shpresoj se do të jemi më të fortë për të arritur atje. Nejmar, Di Maria, Paredes: Kam pasur kontakte me disa lojtarë. Ky ishte ndikimi më i madh”, tha Messi.


Shtuar 11.08.2021 13:15