“Messi po të presim”, sulmohet me armë biznesi i gruas së argjentinasit, mesazhi i autorëve

Biznesi i Antonella Roccoso, gruas të Lionel Messit është sulmuar me plumba. Dy burra u larguan me motoçikletë pas sulmit dhe lanë një mesazh.

Siç raportojnë mediet argjentinase, motivet mbeten për tu hetuar, megjithatë nga shënimi i lënë nga autorët shihet lehtë se objektivi është kryebashkiaku i qytetit, të cilin ata e cilësojnë si “dhomë droge”.

“Mesi, ne po të presim. (Pablo) Havkin është edhe tregtar droge, nuk do të të mbrojë ”, shkruhet në shënimin e gjetur në vendngjarje së bashku me 12 gëzhoja të mbledhura nga Policia.

Prokurori Federico Rebola urdhëroi hetimin e çështjes duke kërkuar ekspertimin balistik si dhe materialin nga kamerat e sigurisë./Albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 15:12