Messi merr vendimin, ky do të jetë ekipi i radhës i argjentinasit

Lionel Messi duhet të konsiderohet një futbollist i Inter Miami, sipas një disa mediave në Argjentinë, por edhe në Evropë.

Superylli argjentinas duket se ka marrë vendimin e tij përfundimtar dhe ai është të vazhdojë karrierën në MLS dhe skuadrën e David Beckham, duke refuzuar përfundimisht ofertat e Barcelonës dhe Al Hilalit.

Gazetari katalanas dhe biografi i Messit, Guigem Balague, ka bërë të ditur se vendimi i sulmuesit 35-vjeçar është përfundimtar dhe se zhvillimet do të ndodhin në ditët në vijim.

Në fakt, Lionel Messi raportohet se ka informuar Barcelonën dhe Al Hilal për vendimin e tij.

Marrëveshja me Inter Miami, e cila është në bashkëpronësi të David Beckham, përfshin gjithashtu sponsorizime nga Adidas dhe Apple, sipas raporteve.

Më herët, një raport i Mundo Deportivo tha se në Barcelonë tani ka pesimizëm për frimën e Messit dhe pak minuta më vonë L’Equipe në raportin e vet zbuloi se Inter Miami po udhëheq garën për berjen argjentinasin.


Shtuar 7.06.2023 16:37

Tags: