“Mesazhi im është i qartë”, presidentja e KE nis sot vizitën nga Tirana

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen nis sot nga Tirana vizitën në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja e KE-së, me anë të një postimi në “Tëitter”, ku ndau mesazhin për nisjen e turit në 6 vendet, dhe i pari është Tiranë. Von der Leyen thotë se mesazhi i saj është i qartë se ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

POSTIMI:

Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani.

Duke kapërcyer COVID, së bashku.

Duke investuar në mënyrë strategjike.

Duke i dhënë mundësi rinisë sonë./albeu.com