Mesazhi i Metës një ditë pasi u konfirmua në krye të Partisë së Lirisë: Përfaqësim i merituar i të rinjve

Pasi u konfirmua sërish në postin e kryetarit të Partisë së Lirisë, vjen një mesazh nga Ilir Meta. Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ shprehu falënderime për të rinjtë që organizuan dje Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.

Ai theksoi se tashmë PL-ja ka një program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.

Reagimi i Metes:

Një falenderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.
Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën.
Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.
Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve! ✌️??