Mesazhi i fundit i Brilant Martinajt para vrasjes: Mos u merrni me punë të këqija, unë s’po dal dot

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, ku mbeti i vdekur edhe Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt.

Atentati i ndodhur dje në aksin rrugor të Fushë-Krujës, riktheu vëmendjen në një nga ngjarjet e rënda të ndodhura në dhjetor të 2020-ës, atë të vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prelaj.

Shënjestër e atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës dyshohet të ketë qenë 22-vjeçari Brilant Martinaj. Brilant Martinaj, vetëm 23 vjeç, në muajt e fundit kishte arritur t’i mbyllte punët me organet e drejtësisë.

I riu përveçse ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe njihej për miqësitë me njerëz të njohur, përpiqej të këshillonte miq më të ri, që të ecnin në rrugë të drejtë.

Përmes një mesazhi të siguruar nga mediat, ai i kishte shkruar një personi të afërt që të mos merrej me punë të këqija.

“Mos u merrni me këto punë, se edhe unë që jam marrë nuk dalë dot më nga kjo rrugë”, citohet të ketë thënë Brilant Martinaj pak kohë para se të vritej, me njerëzit e tij të njohur./JOQ/