Mesazhe me kriminele, 60 policë dalin në SKY ECC: Kërkesa “bombë” në 28 gusht
AlbEu.com ka zbardhur detaje të reja mbi përgjimet në SKY ECC të cilat çuan në pranga biznesmenin Pëllumb Gjoka, zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit dhe sëfundmi një emër të njohur të botës së krimit, Behar Bajrin.
SKY ECC është aplikacioni i kriptuar i cili përdorej nga më shumë se 160 mijë perosna në mbarë botën, ku 16 mijë përdorues ishin shqiptarë.
Aplikacioni Sky u zbërhye nga inteligjenca franceze, të cilët më pas i dhanë çdo shteti, ku ishin të përfshirë zyrtarë të lartë dhe aktorë të botës së krimit, përgjimet e tyre.
Aktualisht përgjimet e SKY ECC janë duke u zbërthyer një e nga një nga dy agjentët hqiptarë që ndodhen në Haga momentalisht, ku ndodhet dhe qendra e Europol, që po merret me hetimin e çështjes.
Burime pranë grupit hetimor zbuluan për AlbEu.com, se deri më tani në përgjime aknë dalë emrat e 60 oficerëve të policisë.
I njëjti burim konfirmon se më 28 Gusht drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ju ka kërkuar dorëheqjen në tavolinë, por kjo ëhstë refuzuar nga ana e oficerëve.
Sipas burimit oficerët kanë theksuar se ata nuk kanë përdorur aplikacionin, por emrat e tyre janë përdorur nga të tjerët, dhe se ata nuk kanë asnjë lidhje.
Ndërkohë pritet që në ditët në vijim të kemi materiale të tjera, të cilat pritet të shkaktojnë “tërmet” në rangjet më të larta, jo vetëm të policisë, por edhe të politikës në Shqipëri, shkruan AlbEu.com.
Pak ditë më parë në media u fol se pjesë e përgjimeve të SKY ECC është edhe një ministër i qeverisë, i cili u përfol si një nga emrat që mund të shkarkohej në Asamblenë e 4 shtatorit, por që nuk ndodhi. /Taulant Halili/ AlbEu.com/