Mesazh i koduar? Artan Hoxha zbulon gjurmët e ariut në malin e Tomorrit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha ditën e sotme ka bërë një postim të veçantë në faqen e tij në Facebook, ku publikon pamje nga Mali i Tomorrit dhe tregon gjurmët e ariut të mbetura në dëborë.

Hoxha shprehet se bora e ka këtë të mirë, që të tregon gjurmët, por sipas tij, nëse ndodhemi aty, nuk janë kafshët e egra që kanë ardhur te ne, por jemi ne në habitatin e tyre.

“Në territorin e ariut ne Parkun Kombetar të Malit të Tomorrit…

Bora e ka kete të mire, të lajmeron në kohe se kush po te ben shoqeri rreth e rrotull.

Keto gjurme të fresketa ariu, tregojne se nuk jemi vetem në kete faqe të malit.

Reshjet e bores dhe temperaturat shume të ftohta, i detyrojne kafshet e egra të zbresin nga shpatet e maleve, drejt zonave të banuara për te kerkuar ushqim…

Ariu dhe ujku jane kafshe territori, e shenjojne dhe e ruajne me fanatizem ate.

Ku ndodhet ariu, nuk qendron ujku.

Nese jeni duke ecur në zona malore, kijeni parasysh, nuk Jane kafshet e egra qe po ju shqetesojne, jeni futur ju në habitatin e tyre…”, shkruan Hoxha./albeu.com/


Shtuar 22.01.2022 18:21