Mes tyre edhe Ervis Martini! Dumani “fundosi” të fortët, çfarë fshihet pas megaoperacionit dhe si arriti SPAK në “shpirtin” e grupeve kriminale

Mega-operacioni i ditës së sotme i SPAK, RENEA dhe FNSH është quajtur “Plumbi i Artë”.

Ky operacion goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.

Gjithashu në pranga ranë një numër i lartë personash dhe të tjerë u shpallën në kërkim.

Operacioni në fjalë ka ardhur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Dumani thuhet se është njeriu “kyç” për SPAK që ka çuar në hedhjen dritë në shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë. Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e vrasësit me pagesë. Dyshohet se Dumani kontaktohej nga grupe kriminale dhe kundrejt shumave të mëdha parash kryente eliminimet fizike të kundërshtarëve. Pikërisht një atentat të tillë ai do e kryente në më 29 mars në Elbasan. Por diçka nuk shkoi sipas planit dhe ai ra në pritë duke mbetur edhe vetë i plagosur. Në këtë ngjarje u përfol se Dumani ra në pritën e ish mikut të tij të ngushtë Talo Çela megjithatë kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht. Pas kësaj ngjarje, Dumani arriti të shkonte deri në Fier, por më pas iu vunë prangat bashkë me Henrik Hoxhajn, emër ky po ashtu i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Të dy këta personazhe të botës së krimit duket se janë “asi nën mëngë” i SPAK.

Nuredin Dumani pak pas arrestimit të tij, u përfol se pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe të merrte statusin e të penduarit. Megjithatë nga SPAK nuk u konfirmua një gjë e tillë, madje sot kreu i SPAK, Arben Kraja, preferoi të anashkalonte pyetjen.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave:

٠9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të shtetasve:

  1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
  2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
  3. Altin Ndoci, 35 vjeç
  4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
  5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
  6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
  7. Ilirian Feci, 47 vjeç
  8. Enver Diva, 43 vjeç
  9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

٠9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

  1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
  2. Leonard Palushi, 41 vjeç
  3. Gentian Sharra, 48 vjeç
  4. Fatos Gosa, 54 vjeç
  5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
  6. Petrit Qoli, 51 vjeç
  7. Agron Qoli, 52 vjeç
  8. Agron Qafa, 48 vjeç
  9. Asllan Plaku, 30 vjeç

Ndër personat më të kërkuar që SPAK kërkon të prangosë janë edhe Talo Çela, i cili u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet, Suel Çela, Florenc Çapja i cili ndodhet në Dubai, Ervis Martinaj, Kamer Mehja, Fatos Goga, etj./albeu.com/