Mes kaosit dhe bilbilave, Nikolla kalon ligjin e basteve sportive

Maxhoranca kaloi ligjin e basteve sportive mes bilbilave të deputetëve të Berishës e Bardhit.

Ligji për hapjen e basteve sportive kaloi me 72 vota pro dhe 2 abstenim

Për votim shkojnë edhe p/ligj për festat zyrtare, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe pagat për punonjësit e KQZ.

Në seancën e kaluar, PS tërhoqi ligjin e basteve nga rendi i ditës për shkak se ishte një ligj që kërkonte diskutim. Por ditën e sotme, ligji sërish u miratua pas diskutime për shkak të skenarit të opozitës për të bllokuar punimet e Kuvendit.

Ndryshe nga herët e tjera, deputetët e përjashtuar nga seanca ditën e sotme nuk u paraqitën në kuvend.

Të përjashtuar janë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ervin Salianji, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Petrit Doda dhe Edi Paloka./albeu.com


Shtuar 15.02.2024 10:21