Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka ndaluar në vizitën e saj të radhës në qytetin e Vlorës.
Kim e ka nisur ditën me një vizitë në bregdetin e qytetit ku edhe ka shkrepur disa fotografi.
Nuk kanë munguar edhe takimet e saj me banorët e zonës dhe me peshkatarët. Ajo mban në dorë edhe një çadër, pasi kushtet e motit e bëjnë të domozdoshme diçka të tillë.
“Jam e lumtur që po nis javën me një shëtitje në plazhin e Vlorës”, shkruan ambasadorja në Instagram./albeu.com/
View this post on Instagram