Mes debatesh miratohen disa propozime në Kuvend, shtyhen dy reforma

Kryetari i Parlamentit Niko Peleshi ka ndërprerë diskutimet në Kuvend me propozimin e kreut të grupit të PS, Taulant Balla. Mes toneve kundërshtuese nga opozita, Peleshi hodhi në votim rendin e ditës pas miratimit të propozimit të Ballës me 73 vota pro.

Gjithashtu gjatë seancës u vendos që të shtyhet votimi për ngritjen e “Komisionit të Reformës Zgjedhore” dhe “Komisioni i Reformës Territoriale”. Ky vendim u mor pasi deputetët e opozitës vijuan të debatonin dhe ndërhynin, teksa më herët deputeti Gazment Bardhi nuk pranoi ë linte sallën pas përjashtimit.


Shtuar 16.10.2025 17:30

Tags: ,