Merrte 10 mijë euro në muaj nga një call center, përfundon nën hetim drejtuesi i lartë i Policisë (EMRI)

Një drejtues i lartë i Policisë në Tiranë është zyrtarisht nën hetim, pasi akuzohet se ka marrë deri në 10 mijë euro ryshfet, për të lejuar një call center që të ushtronte aktivitet të paligjshëm.

Burime brenda Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore, bëjnë me dije se Erion Ismaili me detyrë shef i sektorit të krimit ekonomik pranë Drejtorisësë Policisë së Tiranës, ka marrë 10 mijë euro cdo muaj nga një call center që vepronte në rrugën e “Kosovarëve” për të vijuar aktivitetin e paligjshëm, që ishte ai i mashtrimit me bursat ndaj shtetasve të huaj.

Hetimet ndaj Ismailit kanë nisur në datën 15 prill, pasi atë ditë gjatë ushtrimit të kontrollit nga ane policië pranë ambienteve të call centerit në rrugën e “Kosovarëve” ku u sekuestruan komphjutera dhe pajisje të tjera, u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj, ky i fundit është zyrtar i lartë në UKT.

Në momentin që policia i ka shkuar subjektit për kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn. Ky i fundit me mesazhe dërguar administratorëve të call centerit është shprehur se i ka dhënë 10 mije euroshin Erion Ismailit me qëllim që ky biznes të mos prekej nga policia.

Erion Ismaili është marrë në pyetje nga kolegët e tij, ku ka mohuar akuzat. Ndërkohë Karaj përpara hetuesve nuk ka pranuar të flisë. Pas arrestimit, mesohet se ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe është dërguar në spital.


Shtuar 27.04.2023 18:04