Një fabrikë mobilierie është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Ferm Çlirim, në Fier.
Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera.
3 mjete zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për fikjen e flakëve.
Mësohet se zjarrfikësit e kanë të vështirë të vënë flakët nën kontroll pasi në magazinë ndodhen material lehtësisht të djegshme./Albeu.com.