Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako ishte e ftuara e radhës në podcasting e kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit ka publikuar një pjesë të shkurtër nga podcasti që do të transmetohet të shtunën.
Sako flet për punën e saj në krye të bashkisë së Durrësit, por nuk lë mënjanë as detaje nga jeta e saj familjare.
Rama e pyet me shaka se sa herë i ka kërkuar burri që ta lërë këtë punë, ndëra Sako bën me dije se e ka paralajmëruar para se t’i futej politikës.
Sako: Kujtoj nga ju frazën, merr një krevat dhe fli në bashki tani.
Rama: Ju edhe ballë për ballë kur jeni me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha
Sako: Atje duhej të merrja nja tre mjete që të shkoja në punë.
Rama: Sa herë të ka thënë burri po ca merresh me këtë punë, po lërë fare?
Sako: Para se të thoja po, i kam thënë shiko po të pyes që mos të më thuash pastaj po i lë kalamajtë rrugëve.
Rama: Për një fëmijë t’i bëre dy.
Sako: Tomas dhe Greg, binjakë, identik të dy.
View this post on Instagram
/Albeu.com/