Azerbajxhani dhe armenët në Nagorni Karabakh kanë rënë dakord të ndalojnë luftimet, pasi Baku nisi një ofensivë të re për të marrë kontrollin e plotë të rajonit, dy vite pas luftës.
Luftëtarët armenë ranë dakord të dorëzonin armët, ndërsa Azerbajxhani tha se kishte arritur një marrëveshje me paqeruajtësit ruse.
The conflict, which had been simmering for more than 30 years, ended in two days with #Azerbaijan‘s victory and restoration of control over its internationally recognised territory.
The Azerbaijani Defence Ministry said an agreement had been reached in #Karabakh:
?The… pic.twitter.com/DNObkuGMcv
— NEXTA (@nexta_tv) September 20, 2023
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, forcat e Republikës Armene do të kthehen në atdheun e tyre. Megjithatë, shpërthime të forta mund të dëgjoheshin ende në kryeqytetin rajonal menjëherë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
“Me ndërmjetësimin e komandës së misionit paqeruajtës rus të vendosur në Nagorni-Karabakh, u arrit një marrëveshje për ndërprerjen e plotë të operacioneve ushtarake”, thuhet në një deklaratë.
Banorët armenë të Karabakut do të takohen nesër me zyrtarët e Azerbajxhanit për të diskutuar çështjet e riintegrimit bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Azerbajxhanit.
Afro 100 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur pas sulmeve në rajonin e Nagorni-Karabakut.
Videot e dëshmitarëve okularë tregojnë automjete të shkatërruara në Nagorno-Karabakh të kontrolluar nga armenët. Azerbajxhani dërgoi trupa, duke rritur kërcënimin e një lufte të re me fqinjin e tij Armeninë.
Ishte Rusia si dhe SHBA-ja por edhe disa vende europiane që bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Nagorno-Karabakh. Azerbajxhani dhe Armenia fillimisht hynë në luftë në fillim të viteve 1990 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Më pas, në vitin 2020, Azerbajxhani rimori zonat në dhe rreth Nagorno-Karabakh-ut, ndërsa më pas ra dakord për një armëpushim të monitoruar nga paqeruajtësit rusë.