Merr fund banda shqiptare në Spanjë, gjendet 400 kg drogë brenda transformatorit elektrik

Policia spanjolle në provincën e Almerisë ka arrestuar nëntë persona dhe shkatërruar një operacion nga një bandë kriminale që po planifikonte të transportonte 400 kilogram hashash duke përdorur një teknikë të fshehjes për vendosjen e drogës brenda strukturës së zbrazët të një transformatori elektrik të tensionit të lartë që mendohej se ishte i përgatitur për transport me rrugë drejt një destinacioni në Itali, shkruajnë mediat spanjolle.

Në një njoftim për shtyp të policisë, raportohet se anëtarët e bandës, të gjithë me kombësi shqiptare, kishin lidhje me Sacra Corona Unita, një organizatë famëkeqe mafioze nga rajoni Italian i Pulias dhe po vepronin jashtë rajonit perëndimor të Almerisë.


Shtuar 9.06.2021 11:03