“Merr frymë” Gjermania, arrin marrëveshje energjitike me Katarin për të reduktuar varësinë nga Rusia

Gjermania thotë se ka arritur një partneritet afatgjatë energjetik me Katarin, pasi kërkon të bëhet më pak e varur nga burimet ruse të energjisë.

Rusia është furnizuesi më i madh i gazit në Gjermani.

Vendi ka nisur disa nisma për të pakësuar varësinë e tij energjetike nga Rusia që nga sulmi i Vladimir Putin ndaj Ukrainës.

Gjermania ndaloi projektin e saj të gazsjellësit Nord Stream 2 pas pushtimit të Rusisë.

Ajo gjithashtu ra dakord të dërgonte armë në Ukrainë pas presionit nga aleatët perëndimorë.