Një mjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në dalje të tunelit Elbasan – Tiranë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Dëmet janë vetë materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 26.04.2022, rreth orës 09:10, në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtuese shtetasen E. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com