Merr flakë në ecje makina në Fier, shpëton shoferi

Një  automjet tip Benz me targa AA 002 IR ka marrë flakë pak mesditën e sotme në aksin e rrugës Fier-Patos në  vendin e quajtur Portez.

Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë duke arritur të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka vënë nën kontroll flakët, ndërsa policia po heton për rrethanat e saj.

Njoftimi i policisë: 

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:15, në aksin rrugor Fier-Patos, ka marë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorin e mjetit.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 26.06.2021 12:54