Një makinë ka marrë flakë në ecje në Fier. Incidenti ndodhi rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial”, në afërsi të një hekurudhe.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa shtetasi me drejtuesi mësohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial”, në afërsi të hekurudhës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin L. K., 28 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.”,thuhet në njoftimin e policisë.