Merr flakë kabina elektrike në katin e parë të një pallati në Fier

Një kabinë elektrike në katin e parë të një pallati në lagjen “11 Janari” në Fier u përfshi nga flakët pasditen e sotme.

Banorët, të alarmuar nga situata njoftuan shërbimin zjarrfikës, i cili ndërhyri menjëherë duke vënë nën kontroll zjarrin dhe parandaluar përhapjen e tij në ndërtesë.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e incidentit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.


Shtuar 3.02.2025 20:37

Tags: ,