Një apartament në lagjen ‘Vullnetari’ të Elbasanit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Burime paraprake bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të banorëve të apartamentit, për të mësuar shkaqet e zjarrit.