Meriton Mjekiqi nuk gjen paqe në jetën e tij private. Viti i fundit ka qenë një vit që ka sjellë ndryshime në karrierën e tij, por edhe në jetën private. Pas asaj që dukej si dashuri e vërtetë me Ilnisën, ai menjëherë u hodh në krahët e një tjetër femre.
Meriton Mjekiqi në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele. “Romancë e re me modelen Iren?”, u pyet moderatori, ndërsa tha: “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se kush është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”
Por vetëm pak javë pasi konfirmoi këtë raport duket se gjithçka është mbyllur dhe historia mes reperit kosovar dhe Iren tashmë i përket të shkuarës. Pak muaj më parë shkruam për një tjetër romancë që moderatori ka nisur në Tiranë. Tashmë, ardhjet e tij në kryeqytet nuk janë më për Ilnisën, ndaj veç punëve që mund të ketë, çështjet e zemrës e sjellin Meritonin në Tiranë.
Bëhet me dije se partnerja e re e moderatorit kosovar është një emër i njohur në rrjetet sociale, por edhe në ekrane. Dyshja ka një lidhje të re dhe për momentin ka vendosur që ta jetojë sa më larg syve të publikut.
Që pas ndarjes nga Ilnisa, Meritoni duket se s’po gjen qetësi me historitë e dashurisë. Vetëm pak kohë më parë, ai konfirmoi mbarimin e lidhjes me gazetën.
Në një intervistë të dhënë së fundmi Meritoni u shpreh se aludimet janë 100% të vërteta. Ndërkohë theksoi se arsyet e ndarjes mbeten private.
“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo.
Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet”, -tha Meritoni për ‘Prive’.