Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë konfirmon se deri tani nuk ka ende informacione për shqiptarë në mes të viktimave apo të plagosurve nga aksidenti tragjik në Greqi. Ky konfirmon vjen nga këshilltarja për mediat në këtë ministri.
“Në cilësinë e Këshilltares për Median, ju bëj me dije se Ministrja është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Athinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Selanik lidhur me aksidentin. Deri më tani nuk ka ende informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave apo të të plagosurve, ndërkohë që përfaqësues të Konsullatës në Selanik janë në vendngjarje”, thuhet në reagim.
Përfaqësuesit më të lartë të vendit tonë, presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë ndarë mesazhe ngushëllimi për vendin fqinj. Ata thanë se Shqipëria qëndron në krah të popullit grek në këtë moment kaq të vështirë, ndërsa autoritetet helene kanë shpallur tri ditë zie kombëtare në nderim të viktimave./Albeu.com/