Mëngjesi nis me kthjellime, por si do të ndryshojë moti pasdite

Kjo e premte ka nisur me mot të kthjellët, por gjatë pasdites kushtet priten të ndryshojnë.

Sipas MeteoAlb, vranësirat do të shfaqen fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë gjysmën lindore të vendit tonë por pa reshje.

Ndërsa vija bregdetare mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të nxehtë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 16°C mëngjesi deri në 36°C mesdita./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 07:58