Mëngjesi i vranët dhe me shi, por si do të ndryshojë moti pasdite

Moti orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve. Por parashikohet që në orët në vijim të kemi përmirësim të kushteve atmosferike, pasi pritet që gradualisht vranësirat të shumta të largohet nga vendi duke rikthyer kthjellimet dhe vranësirat kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 gradë celsius deri në 12 gradë celsius./albeu.com

 

 


Shtuar 7.12.2021 07:18