“Menduam se e fikëm zjarrin”, Peleshi tregon çfarë ndodhi mbrëmë në Pashaliman: Kaluam natë të mundimshme

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një prononcim për mediat ka folur për situatën e zjarreve në jug të vendit.

Peleshi tha se është punuar gjatë natës dhe tashmë vatrat në Gjirokastër janë shuar, ndërsa problematike mbetet Vlora.

“Natë e mundshme ka qenë në Pashaliman. Në orën 20:30 e konsideruam zjarrin të fikur, por pas mesnatës ka shpërthyer një zjarr i madh mbi bazën e Pashalimanit. Kishim dislokuar për vigjilencë një numër shumë të madh trupash në bazën e Pashalimanti edhe zjarrfikëshes të cilat vepruan menjëherë dhe rreth orës 4 të mëngjesit është shmangur më e keqja, është fikur zjarri. Po punohet akoma me helikopterë për të eleminuar plotësisht vatrat e zjarrit mbi Pashaliman. Mund ta imagjinoni, bëhet fjalë për një bazë ushtrake që e rrit akoma më shumë përgjegjësinë dhe nivelin e rëndësisë që ka”, tha Peleshi.

Më tej tha se, në Vlorë, vatër serioze mbetet Karaburuni, por më e keqja është eleminuar. Peleshi theksoi që duhet eleminuar patjetër prekja e Parkut të Llogarasë.

Mëgjithatë, ministri u shpreh optimist, duke thënë se aktualisht në Vlorë janë në punë tre helikopterë për të shuar flakët./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 11:50