Zhdukja e 16-vjeçares në Vlorë, nëna reagon e përlotur: Ku dyshojmë (VIDEO)

Një 16-vjeçare, Elisa Tozaj është larguar për të dytën herë nga shtëpia, në qytetin e Vlorës.

Nëna e saj kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës. Ajo shprehet se vajza është larguar me një djalë me të cilin është në një lidhje por ata nuk kanë qenë dakord për shkak të moshës.

Tre persona i kanë thënë se e kanë parë vajzën në një lagje të qytetit bregdetar, ndërsa shumë të tjerë refuzojnë të japin informacion.

Komentet ajo i bëri në një intervistë për ABC.

“Në lidhje me largimin e vajzës, policia nuk na ka thënë gjë. Na ka thënë vetëm që jemi në kërkim. Thjesht ka thënë që jemi në terren po e kërkojmë. Vajza është lidhur me një djalë që ne nuk e pranuam dhe për këtë arsye është larguar. Djali ka deklaruar se nuk kam lidhje me vajzën. Nuk kam folur. Ai është personi i fundit që ka folur me vajzën me mesazhe. Kam bindje që djalin e fsheh vajzën.

Vajza është me djalin. Kemi pasur një debat sepse nuk kemi qenë dakord sepse vajza është e vogël. Është në një moshë që duhet të bëjë shkollën. E kemi kërkuar. Në një lagje kemi marrë informacion nga tre persona që vajza është parë në atë lagje. Ka shumë njerëz të tjerë që kur shikojnë foton e vajzës ngurojnë të thonë diçka. Apeli im është që vajza të kthehet në shtëpi”, thotë ajo.

Nga ana tjetër djali që akuzohet nga familja e 16-vjeçares ka qenë sot në polici ku ka dhënë deklarimet e tij. Ai ka thënë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj pasi nuk kanë pasur komunikim. Familja Tozaj, nga Selenica jetojnë prej 6 muajsh në Vlorë në një shtëpi të marrë me qira./albeu.com/


Shtuar 18.01.2022 16:23