“Mendonin se isha spiun”, amerikani i dashuruar me Shqipërinë: Kam punuar mësues në Memaliaj

Raino Isto është amerikani, i cili jeton dhe punon në Shqipëri. Ai i ka befasuar të gjithë sepse e flet gjuhën shqipe në mënyrë perfekte.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Isto ka treguar se në fillim për vendin tonë kishte dëgjuar gjatë studimeve, madje ka bërë edhe temën e masterit lidhur me historinë e Shqipërisë.

Sakaq, ai ka zbuluar se në fillim në Shqipëri ka jetuar dhe punuar në Memaliaj dhe e konsideronin si spiun i ardhur nga SHBA.

“Kur kam ardhur në fillim në Shqipëri nuk dija asnjë fjalë shqipe, kisha kërkuar në internet, në fjalor, po nuk dija.

Gjatë studimeve të mia të universitetit unë jam fokuar te shkencat politike. Kam mësuar shumë për Bashkimin Sovjetik dhe vendet e bllokut të tij.

Unë kam shkuar në Memaliaj se kam punuar me Korpusin e Paqes dhe është vetë organizata që të cakton. Kam punuar në një gjimnaz si mësues i gjuhës angleze, më pas mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshat.

Shumë mirë më pritën. Në përgjithësi shqiptarët janë një popull shumë mikëpritës. Ata nuk e kishin idenë se kush jam unë dhe mendonin se mund të isha ndonjë spiun nga Amerika. Po pas nja 2-3 muajsh që po rrija andej, e kuptuan.

Ndërsa, prindërit duan që unë të rri pak më afër atyre, por e dinë dëshirën time për të vizituar botën se jam rritur në një komunitet shumë i vogël”, u shpreh Isto.


Shtuar 22.04.2022 09:18