Vajza e deputetit Niko Peleshi, Aleksia ka qeë gjatë gjithë kohës në syrin e mediave ku më tepër është përfolur për lidhjen e dashurisë me aktorin Romeo Veshaj.
Kësaj here Aleksia ka ndarë një insta-story duke bërë publik një lajm të hidhur.
Aleksia ka humbur personin e shtrenjtë të familjes së saj, gjyshin, teksa na rrëqeth me fjalët dedikuar atij:
“Na copetove shpirtin o gjysh! Sa e larget me dukej kjo dite! Gjithmone kam menduar se ti do jetoje te njihje femijet e mi, por Zoti te deshi heret prane vetes.
Fjala e fundit qe te thashe ishte “do vij prape neser”. Por une nuk erdha dhe ndoshta ti nuk me prisje dot me. Sa pak te kam pare ne vitet e fundit e tani s’te shoh dot me! Sa pak kemi biseduar e tani s’te degjoj dot me! Me fal gjysh, qe teksa rritesha s’te kam perqafuar sa duhet. Sikur te mundja te ktheja kohen mbrapa, te takoja edhe nje here ate gjyshin plot energji, kurajo e kokefortesi…
U prehsh ne paqe gjyshi, te ndritte shpirti! Do me mungosh gjithe jeten. ???”/albeu.com