Menaxheri i Bankës Botërore në Shqipëri: Pasiguria ekonomike do të vijojë, qeveria të tregojë kujdes me shpenzimet

Emanuel Salinas, përfaqësuesi i delegacionit të Bankës Botërore në Shqipëri, ka zhvilluar një konferencë në lidhje me zhvillimet ekonomike. Ai është shprehur se pasiguria ekonomike do të vijojë dhe shtresa më e prekur do të jetë ajo e varfra. Gjithashtu i ka bërë apel qeverisë t’i kushtojë vëmendjen shtresave që janë në rrezik dhe se duhet të bëjë kujdes me shpenzimet

“Pasiguria do të vijoj të jetë prezente edhe në muajt në vijim. Inflacioni do vijoj të rritet dhe kjo ka prekur këtë por më tepër do ndikoj të varfrit. Qeveria të bëj kujdes me shpenzimet por qeveria duhet i kushtoj vëmendje personave më të cenueshëm e që janë në rrezik varfërie”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Hida Shijaku, ekonomiste e Bankës Botërore tha se inflacioni ka goditur bizneset e qytetarët.

“Pavarësisht rënies së varfërisë rritja e inflacionit mund të çojë drejt varfërisë një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve” ka shtuar Shijaku.

Salinas u ndal edhe te Amnistia Fiskale ku tha se ia ka komunikuar qeverisë shqiptare risqet që paraqet.

“Jemi pjesë e konsultimeve dhe kemi dhënë opinionin tonë. Qeveria po përpiqet të rris të ardhurat. Ne nga eksperienca kemi marrë disa mësime, që ja kemi komunikuar qeverisë. Po ashtu edhe risqet ja kemi paraqitur qeverisë”, tha ai./albeu.com


Shtuar 24.10.2022 11:14