Ardhja e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni në Shqipëri, ka qenë lajm i ditës. Së bashku me familjen e saj, Meloni mbërriti pasditen e kësaj të hëne në Portin e Vlorës me traget.
Kryeministrja e një prej 7 vendeve më të pasura në botë, për të ardhur në Shqipëri, i ka kursyer popullit të saj mijëra euro, duke udhëtuar për 8 orë me traget linje.
Nga ana tjetër, nëse bëjmë një krahasim me Edi Ramën, kryeministrin e njërit prej shteteve më të varfra në Europë, ka një paradoks të madh.
Rama, për të shkuar në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi apo në ndonjë nga shtete fqinje, ku udhëtimi me makinë i merr pak orë, zgjedh të fluturojë me charter që paguhet nga taksat e shqiptarëve.
Kujtojmë se në media, në tetor 2022, u publikuan të dhëna të cilat tregonin sesa kishte shpenzuar Rama në udhëtimet e tij.
Deri në tetor 2022, Rama kishte kryer gjithsej 274 fluturime me charter, ndërsa që nga 2013 kur dhe fitoi postin e kryeministri, Rama kishte fluturuar 127 herë me avion personal apo “charter”.
Pra, Rama, kryeministri i njërit prej shteteve më të varfra të Europës shpenzon në udhëtime miliona euro, ndërsa në Facebook-un e tij publikon foto në avionët komercialë të Air Albania, duke të krijuar idenë se po fluturon me klasin ekonomik./albeu.com