Meloni i drejtohet Këshillit dhe Komisionit Evropian, kërkon marrjen e masave për emigrantët

“Me letrën e sotme drejtuar Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, kërkova që ajo që diskutuam për migracionin në samitin e fundit në Bruksel, të kthehet në veprime konkrete”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni intervistë me kanalin televiziv Rai Uno.

“E vetmja mënyrë për t’u marrë seriozisht dhe humanisht me gjithë këtë çështje është ndalimi i largimeve dhe që kjo të ndodhë, duhet një Evropë që të veprojë edhe menjëherë ”, shtoi Melon.

Duke iu referuar mbytjes së anijes pranë brigjeve të Kalabrisë, kreu i qeverisë italiane tha se “kjo tragjedi nuk mund të lërë askënd indiferent”.

“Rruga detare në të cilën ndodhi mbytja e anijes nuk mbulohet nga OJQ-të dhe kjo dëshmon se sa më shumë njerëz të largohen, aq më shumë njerëz rrezikohen të vdesin ”, tha Meloni.
Meloni, duke iu referuar luftës në Ukrainë, nënvizoi se vendi i saj nuk po shpenzon para për t’i dhënë armë Kievit, por se armët që Italia i posedonte tashmë po dërgohen, “me synimin për të shmangur një luftë që mund të kërcënojë edhe italianët”.

Ajo e karakterizoi zgjedhjen e djeshme të Ellie Schlein si kryetare e Partisë Demokratike të qendrës së majtë, “një perspektivë veçanërisht interesante”.

Georgia Meloni shtoi, në fund, se “e thirri Slaine për ta uruar personalisht” dhe se “natyrisht, ajo pret një opozitë veçanërisht të ashpër, siç bëri përpara se të zgjidhej kryeministre”./Albeu.com/


Shtuar 27.02.2023 21:40