Melo-Pjanic shkëmbim absurd, ish-menaxheri tregon prapaskenat e jetës së natës të brazilianit

Andre Cury, ish menaxheri i Barcelonës për tregun e Amerikës së Jugut i cili afroi te Barcelona Melon, shpjegon pse shkëmbimi Pjanic-Melo ishte absurditet në futboll, shkruan Albeu.com.

“Si mund të shkëmbehet Arthur me Pjanic? Kjo lëvizje te Juventus duhej që të shmangej për të dhe ai shpjegoi arsyet për ‘Sport’.

Arthur-Pjanic, një shkëmbim absurd

“Absurde të gabosh Arthur, 23 vjeç, i cili ka një pagë neto prej dy milion, për një futbollist 31-vjeçar që kërkon 6 milion. Normalsht që Arthur nuk e ka shprehur ende futbollin e tij, ai ka arritur në një klub si Barça dhe ai kishte dy lëndime që ndikuan rritjen e tij”, shtoi Cury.

Arthur, jeta e natës dhe festa e Neymar

“Kur ai arriti te Barcelona ai donte të njihte qytetin, por mbase gaboi me personat që mori për ta ndihmuar të njihte qytetin. Sidoqoftë, pasi shkoi në party e organizuar nga  Neymar, absolutisht i gabuar, ai foli me klubin. Ai e kuptoi gabimin dhe po rritej. Ai do të kishte qenë një lojtar i shkëlqyeshëm në historinë e klubit, “përfundoi Cury për jetën e natës së Arthur te Barcelona. /albeu.com/


Shtuar 12.04.2021 17:40