“Melanoma nis si nishan i ri në trup”, dermatologia: Ja kur duhet të shkoni te mjeku

Dermatologia Irena Savo ishte këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” për të folur rreth melanomës.

Ajo tha se në shumicën e rasteve melanoma shfaqet si një nishan i ri në trup dhe është e vështirë për t’u dalluar, por ka disa shenja që duhet të na shtyjnë të drejtohmi drejt dermatologut.

“Melanoma në shumivcën e rasteve paraqitet shumë e ngjashme me një nishan, një person i cili nuk është mjek apo mjek dermatolog e ka të vështirë ta dallojë. E vështira ëhstë se melanoma shfaqet në forma nga më të ndryshmet, mund të jetë e ngjashme me një nishan kaf. Ka raste kur melanoma mund të jetë pa ngjyrë, kjo është një sfidë e vërtetë për mjekët dermatolog.

Ajo mund të ketë ngjyrë të kuqe, ngjyrën e lëkurës, shumë lehtë e dallueshme nga lëkura, ky është një rast shumë i vështirë për t’u diagnostifikuar. Format më të shpeshta ngjajnë me nishanet kafe. Kur është kafe e zbehtë është shumë e vëshirë për t’u dalluar.

Çdo individ duhet të ketë kujdes të shikojë nëse vëren ndryshime të një nishani që ka ndryshime në simetri, që i ka kufijtë e parregullt, që ka ndryshime të ngjyrës, pra paraqet mby dy ngjyra, diametri mbi 0.5 centimeter, 0.6 centimeter, duhet të jetë një element që duhet të ekzaminohet rregullisht.

Pika e fundit është evolucioni, ndryshimi në kohë, rritja në diametër, gjakosja apo dhimbja duhet të na shtyjë të drejtohemi te mjeku”,-tha Dermatologia Irena Savo në Euronews Albania.


Shtuar 19.07.2023 10:25

Tags: