Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar, kanabisi erdhi nga Kanadaja i paketuar në konserva peshku

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me megaoperacionin e policisë së shtetit për goditjen e shpërndarësve të drogës.

Operacioni mbarëkombëtarë ka çuar pas hekurave qindra persona, mes tyre gra dhe një punonjës policie.

Për finalizimin e këtij operacioni puna ka nisur që 6 muaj më parë, me vënien në përgjim të persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sakaq, policia ka sekuestruar 3 kg kokainë, 15 kg kanabis si dhe armë.

Mësohet se kanabisi ka ardhur me postë, i fshehur në konserva peshku, ku një konservë përmbante 6 boçe kanabisi.

Deri më tani në mbarë vendin janë arrestuar mbi 200 persona, ku prej tyre, 112 janë vetëm në Tiranë.


Shtuar 14.09.2023 10:14